Torino mund Interin pas 24 vitesh, zikaltrit i ndëshkon një ish (VIDEO)

Interi nuk arrin që të përfitojë nga humbja e Romës dje ndaj Fiorentinës. Zikaltrit janë mundur minimalisht 1-0 në transfertë nga Torino. Skuadra e Luçiano Spaletit ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, por fati nuk ishte me ta.

Në pjesën e parë Ikardi dhe Kandreva shpërdoruan disa mundësi të pastra shënimi, por portieri Sirigu ishte në një ditë fantastike, duke bërë disa ndërhyrje mjaft të mira. Në minutën e 36-të, skuadra “granata” pas një kundërsulmi të shpejtë gjeti rrugën e rrjetës. De Silvestri shërbeu mjaft mirë në zonë për Ljajiç, i cili e pati të thjeshtë për të ndëshkuar ish-ekipin e tij.

Në fraksionin e dytë Interi këmbëngul për të gjetur golin e barazimit, por edhe vendasit janë shumë pranë golit me De Silvestrin, i cili ndalet nga një mrekulli e Handanoviç. Edhe në krahun tjetër është mbrojtësi N’kulu që largon topin në vijën e portës, teksa po shkonte në rrjetë pas një goditje të Miranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë Torino fiton pas 24 vitesh ndaj zikaltërve që mbeten në vendin e katërt, 1 pikë pas Romës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?