Torino rinovon me Ujkanin, por pritet edhe transferimi i Berishës

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do ta vazhdojë karrierën në Itali te skuadra e Torinos. Klubi i futbollit Torino ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka vazhduar bashkëpunimin me portierin e Kosovës, Samir Ujkanin deri në fund të qershorit të vitit 2021.

Në faqen zyrtare të klubit thuhet se Torino janë të kënaqur që kanë gjetur gjuhë të përbashkët me portierin kosovar i cili ka pqëviojë të madhe si futbollist.

Por, Torino nuk mjaftohet me kaq pasi shumë shpejt pritet të transferojë edhe Etrit Berishën, i cili do të jetë portier i parë. Ende nuk dihet formula e transferimit, nëse do të jetë blerje direkte apo huazim me të drejtë blerjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?