Torino shokon Romën pas 13 vitesh, nuk fitonin që nga koha e … De Biasit (VIDEO)

Roma e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2020, duke pësuar një humbje befasuese në shtëpi 0-2 ndaj Torinos. Skuadra granata në minutën e dytë të shtesës shokoi verdhekuqtë me Andrea Belottin, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fortë me të majtën brenda zonës.

Roma tentoi të reagonte në pjesën e dytë, por nuk do të shfrytëzonin si duhet rastet për shënim. Torino ndërkohë shfrytëzon më së miri formën fantastik të Belottit, i cili fitoi një penallti 4 minuta nga fundi, të cilin do ta kthente sërish vetë në gol.

Torino merr një fitore që mungonte prej 13 vitesh në kryeqytet, teksa një fakt interesant se suksesi i fundit ka ardhur në vitin 2007 kur drejtoheshin nga Gianni De Biasi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP