Totenhem fitore tenistike ndaj Roçdale, Jorente realizon tripletë (VIDEO)
Totenhem ka siguruar një biletë për në çerekfinalet e FA Cup në Angli, pasi mposhti me rezultatin e thellë 6-1 Roçdalen në “Uembli”. Kjo ishte ndeshja e dytë mes tyre, pasi takimi i parë kishte përfunduar në barazim 2-2 duke e çuar çështjen e kualifikimit, në një tjetër ndeshje.
Totenhem nuk fali në shtëi, teksa Fernando Jorente bëri Harri Kanen, duke shënuar një tripletë dhe duke marrë topin në shtëpi. Golat e tjerë u shënuan dy nga Son Hueng-Min, i cili humbi edhe një 11-metërsh dhe i fundit nga Ualker-Peters, ndërsa Humphrys barazoi momentalisht rezultatin në minutën e 31-të.
KOHA JONË SONDAZH

