Totenhemi shkatërron Junajtid, Poketino i jep leksion Murinjos (VIDEO)
Totenhem dhuron spektakël në Uembli në super ndeshjen e javës së 25 ndaj Junajtid. “Gjelat” e Londrës dominuan gjatë gjithë 90 minutave duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-0.
Skuadra e Poketinos gjeti rrugën e rrjetës vetëm pas 11 sekondash me Eriksen që finalizoi aksionin e parë të ndeshjes. Totenhem nuk ndalet këtu duke vijuar me raste të shumta shënimi, ndërkohë që në minutën e 28-të Xhons detyrohet që ta dërgojë topin në portën e tij.
“Gjelave” u mohet një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytë Junajtid u mundua që të reagonte, por dhe portieri Loris bëri një ndërhyrje mjaft të mirë në një goditje të Lukakut. Totenhem ngjitet në kuotën e 48 pikëve, ndërkohë që Junajtid mbetet në vendin e dytë me 53 pikë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

