Tottenham bën “paqe” me Romën, United fiton ndaj Bodo-Glimt

Europa League rezervoi duele interesante mbrëmjen e sotme. Tottenham barazoi 2-2 ndaj Romës. Son zhbllokoi rezultatin me penalti që në minutën e 5-të, por Ndicka barazoi në të 20-tën. Johnson ndërkohë riktheu Tottenham në avantazh, para se Hummels të barazonte në minutat shtesë për ekipin e Ranierit.

Manchester United triumfoi 3-2 ndaj Bodo-Glimt. Ekipi i Amorim shënoi që në minutën e parë me Garnachon, por miqtë përmbysën gjithçka me Evjen dhe Zinckernagel. United ndërkohë shënoi dy gola me Hojlund duke marrë një fitore të çmuar. Djajtë e Kuq renditen në vendin e 9-të me 9 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP