Tottenham dhe Man.United barazojnë në Londër! Dy gola u shënuan në shtesë

Në Londër, Tottenham dhe Manchester United barazuan 2-2 në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit. Në minutën e 32-të, pas një rrëmuje në zonë, krosimi i Diallo u shfrytëzua bukur nga Mbeumo, që me kokë kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi.

Me nisjen e fraksionit të dytë Spurs kërkuan barazimin, por diçka e tillë erdhi vetëm në minutën e 84-t. Tel, i cili kishte pesë minuta në fushë barazoi për 1-1 pas një pasimi të Udogie.

Fundi i ndeshjes ishte “i çmendur” pasi Richarlison përmbysi momentalisht ndeshjen 2-1 për Tottenham. Goditja e Odobert u devijua me shpinë nga braziliani dhe tifozët vendas me të drejtë nisën festën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aksionin e fundit të ndeshjes ishte de Ligt që barazoi për 2-2. Bruno Fernandes krosoi nga këndi dhe holandezi gjeti golin e parë sezonal dhe të pikës për United. Pas 11 javëve të luajtura në Premier League, momentalisht Tottenham mban vendin e tretë me 18 pikë. Po me 18 pikë Manchester United e gjen vendin në pozitën e shtatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?