Tottenham gjunjëzon Interin në Wembley, Barcelona fiton me Messin (VIDEO)
Tottenham ka fituar me shumë vështirësi 1-0 ndeshjen ndaj Interit. Skuadra e Pochetinos ju falë një goli të shënuar nga Eriksen 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në pjesën e parë spikati vetëm një goditje traverse nga Winks, ndërkohë që në të dytën Tottenham luajti edhe kartat Son dhe Eriksen. Do të ishte ky i fundit që do të shënonte pas një aksioni shumë të bukur individual të Sissoko. Interi u mbrojt thuajse gjatë gjithë ndeshjes.
Barcelona fitoi 2-1 ndaj PSV në transfertë. Lionel Messi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 61-të, ndërkohë që 9 minuta më pas Pique dyfishoi shifrat. Vendasit hapën ndeshjen me De Jong, por pa mundur që të barazonin. Në Grupin B, Barcelona ka siguruar vendin e parë me 13 pikë, Tottenham mban përkohësisht vendin e dytë me 7, po aq sa dhe Interi. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

