Tottenham përmbysje me “manita” ndaj Southampton, Son shënon 4 gola (VIDEO)
Tottenham arrin të marrë 3 pikët e para në Premier League në javën e dytë. Skuadra e Mourinhos fitoi me përmbysje spektakolare 5-2 në transfertën ndaj Southampton. Ishte një ndeshje që mban emrin e vetëm një futbollisti: Son Heung-Min.
Futbollisti koreano-jugor dhuroi spektakël, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës. Fillimi nuk ishte aspak i mirë për “Spursat” që e panë veten në disavantazh që nga minuta e 32-të, me Ings që uli mjaft mirë një to dhe la të shtangur portierin Lloris.
Tottenham arriti që të barazonte në minutën e dytë të shtesë së pjesës së parë, me Son që shfrytëzon më së miri hapësirat e lëna nga kundërshtarët. Në pjesën e dytë koreani do të realizonte tri gola të tjerë, me kundërsulme shumë të shpejta.
8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Lamela do të ndalej nga shtylla, por më pas shkoi në këmbët e Kane, që nuk falë nga një distancë shumë e afërt. Në fundin e kohë së rregullt vendasit fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Ings./R.Lika-Koha Jone/