Tottenham rigjen fitoren, mund me “poker” Newcastle (VIDEO)

Tottenham i jep fund krizës së rezultateve me një fitore të madhe 4-1 ndaj Newcastle. Skuadra e Ange Postecoglou u rikthye te fitorja pas kishte marrë vetëm një pikë në pesë takimet e fundit.

Spurs nuk u përmbajtën përballë një kundërshtari të vështirë. Kapiteni Son ishte protagonist në dy golat e pjesës së parë. Koreani dhuroi asist edhe për golat e shënuar nga Udogie në minutën e 26-të si dhe për Richarlison në të 38-tën.

Braziliani shënoi dhe në pjesën e dytë, ndërkohë që Son vulosi gjithçka 5 minuta nga fundi. Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 30 pikë, tri më pak se City.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?