Tottenham shkarkon trajnerin Tudor pas 45 ditësh

Tottenham Hotspur ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Igor Tudor. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez, i cili njoftoi se ndarja me ish-teknikun e Juventus ka ardhur “me marrëveshje të përbashkët”, pas një periudhe shumë të shkurtër në krye të skuadrës.

Aventura e Tudor te Spurs zgjati vetëm 45 ditë, gjatë së cilës ai drejtoi ekipin në shtatë ndeshje, duke regjistruar vetëm një fitore. Suksesi i vetëm erdhi në Liga e Kampionëve përballë Atlético Madrid, por që nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Në kampionat, situata ishte edhe më e vështirë, me londinezët që arritën vetëm një barazim në Premier League. Tudor largohet duke lënë Tottenhamin në vendet e fundit të renditjes, me vetëm një pikë më shumë se Ëest Ham United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër momentet më të diskutueshme të kësaj periudhe mbetet ndeshja në transfertë ndaj “Colchoneros”, ku portieri Kinsky u zëvendësua që në minutën e 17-të, një vendim që bëri bujë të madhe në media dhe te tifozët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?