Totti: Kupa e Botës pa Italinë është si të shkosh në Romë pa parë Koloseun

Në një intervistë të dhënë për Sky Sport, Francesco Totti foli edhe për Italinë, e cila do të duhet ta shikojë Kupën e Botës si spektatore pas dështimit për t’u kualifikuar.

“Kupa e Botës pa Italinë është si të shkosh në Romë pa parë Koloseun. Po flasim për një kombëtare të madhe, për ne italianët është një gjë negative, por janë gjëra që ndodhin në futboll, është një Botëror që duhet ndjekur me interes.

Kë sheh si të preferuar? Franca, Argjentina, Brazili, Spanja, Gjermania. Ata janë gjithmonë të njëjtë, nuk shoh asnjë më të favorizuar. Fakti që do të luhet në dimër, është disi e çuditshme”, deklaroi Totti. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP