Totti rezulton pozitiv me koronavirus

Italia po përjeton valën e dytë të koronavirusit dhe futbolli nuk ka shpëtuar pa u prekur, madje në disa raste edhe në masë. Së fundmi njoftohet infektimi i Francesco Tottit me COVID-19.

Lajmin e njoftojnë mediet italiane, që shtojnë se Totti ka kryer testin pas shfaqjes së disa simptomave tipike të virusit të rrezikshëm dhe pas përgjigjeve është vërtetuar parashikimi i tij dhe i mjekëve.

Legjenda e Romës është izoluar menjëherë, teksa nuk raportohet se është i shtruar në spital, pavarësisht se ka shfaqur simptoma dhe gjendja nuk është me e lehta e mundshme. Në orët në vijim situata shëndetësore e ish-sulmuesit do të jetë edhe më qartë.

 

View this post on Instagram

 

#Roma, #Totti positivo al #Coronavirus

A post shared by Corriere dello Sport (@corrieredellosport) on

SHKARKO APP