Totti sërish kundër Romës, inatin e ka me presidencën!

Ish-sulmuesi legjendar i Romës, Francesco Totti, vazhdon të replikojë në distancë me presidencën e klubit kryeqytetas dhe raportet mes dy palëve sa vijnë e përkeqësohen.

Ish-kapiteni romak ka dhënë një intervistë për DAZN, ku mes të tjerash, tha: “Sot, një Totti i ri nuk mund të luante kurrsesi te Roma. Ai do të ishte shitur sapo të vinte një ofertë që kënaq presidencën.

Do të ishte mision i pamundur të zgjaste te Roma aq sa zgjata unë”, tha Totti. Ky sulm i ish-kapitenit është i drejtpërdrejtë për presidencën, që vazhdon të shesë asetet më të shtrenjta të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?