Totti: Unë do të zgjidhja Ancelottin për trajner te Roma, por ai …
Francesco Totti ka folur së fundmi për Romën dhe të ardhmen e kësaj skuadre. Legjenda e verdhekuqve beson se Ancelotti është strategu i duhur.
“Për të fituar titullin te Roma duhen trajnerë të mëdhenj, por mbi të gjitha lojtarë të mëdhenj. Duhet diçka më shumë se ajo që shoh sot. Aktualisht, Roma e meriton vendin e pestë apo të gjashtë, jo më shumë. Ka skuadra më të forta në këtë moment.
Romës i duhet Ancelotti, por ai nuk vjen. Dhe nëse do të vinte, e para gjë që do të thoshte do ishte: Cila është skuadra? Sepse me këtë skuadër nuk vij, duhet ndryshuar ‘shtylla kurrizore’. Nëse do të isha unë drejtor teknik, do përpiqesha ta bindja atë. Dhe nëse i bie telefonit unë, është ndryshe nga të tjerët”, tha Totti.
KOHA JONË SONDAZH

