Touren kërkon falje. Guardiola: Situata e tij nuk ndryshon
Ish mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, gjatë ditës së sotme kërkoi falje për gjitha komentet jo të mira në drejtim të klubit e Guardiolës.
Por si duket situata e tij në Manchester City nuk do të ndryshojë aspak ka deklaruar Pep Guardiola.
E gjitha kjo situatë u krijua kur Toure ishte lënë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve nga Pep Guardiola. Kjo kishte zemëruar menaxherin e mesfushorit dhe vetë lojtarin, të cilët kishin sulmuar strategun spanjoll.
Por, në fund Toure së bashku me menaxherin e kanë humbur luftën. Ata i kanë kërkuar falje Guardiolas por pavarsisht kësaj duket se situata e tij nuk do të ndryshojë te City.
“Kam folur me Touren këtë mëngjes, kështu që natyrisht se është bisedë private”, tha fillimisht Guardiola. “Kam lexuar se çfarë tha ai dhe kjo është e rëndësishme për të dhe Manchester Cityn. Yaya vazhdon të stërvitet me ne, por ju e dini situatën e tij – asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shtuar Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

