Trabzonspori krenohet me Muçin, poston një veprim spektakolar të yllit shqiptar (VIDEO)
Trabzonspori mori një fitore bindëse 3-1 ndaj Karagumruk në kampionatin turk, ndërsa një nga protagonistët kryesorë të sfidës ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.
Edhe pse 24-vjeçari nuk arriti të shënojë, ai spikati me paraqitjen e tij në fazën sulmuese. Muçi u dallua për lëvizjet kreative dhe aftësinë për të krijuar hapësira, duke qenë vazhdimisht një rrezik për mbrojtjen kundërshtare.
Klubi i Trabzonsporit publikoi në rrjetet sociale një moment të veçantë nga ndeshja, ku futbollisti shqiptar, pas një vrapimi disa metra me topin, realizoi një lëvizje teknike që la të shtangur kundërshtarët dhe hapi aksion të rrezikshëm për skuadrën e tij.
Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe reagime pozitive nga tifozët, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e ish-lojtarit të Tiranës.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

