Trafikoi kokainë, dënohet me 6 vjet burg ish-lojtari i Kombëtares së Holandës

Ish-sulmuesi i Ajaxit dhe kombëtares holandeze, Quincy Promes është dënuar me 6 vite heqje lirie, me akuzat për trafikim droge. Futbollisti 32-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës në Rusi, ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të apelojë vendimin.

Sipas mediave, prokuroria e Amsterdamit kishte mbledhur prova të mjaftueshme që konfirmojnë përfshirjen e sulmuesit holandez në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antuerpit.

Prokuroria kërkoi 9 vite burg, ndërsa Gjykata vendosi ta dënojë me 6 vite sulmuesin Promes, i cili gjithsesi mund të vazhdojë i qetë karrierën e tij në kampionatin rus me Spartakun e Moskës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi mes Holandës dhe Rusisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi dhe për më tepër, vetë Promes ka nisur edhe procedurat për t’u pajisur me pasaportë ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?