Rrëzohet dhe vdes në helikopter legjenda amerikane e basketbollit
Ish basketbollisti legjendar amerikan, Kobe Bryant ka humbur jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare, duke shokuar botën e sportit anembanë globit.
Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me disa njerëz të tjerë, teksa u përplasën në Calabasas të Kalifornisë, ndërsa policia konfirmon se përveç ish basketbollistit, kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë.
Helikopteri u përfshi nga zjarri në momentin e rrëzimit duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi. Nuk ishte hera e parë që ai merrte helikopterin për të udhëtuar, por ky i kësaj të diele rezultoi fatal për të pasi i mori jetën duke lënë bashkëshorten vanessa dhe 4 vajzat e tij . Bryant ka qenë pjesë e skuadrës më të mirë “All Star” në 18 nga 20 sezone të karrierës së tij te Lakers, ku ka fituar 5 tituj.
KOHA JONË SONDAZH

