Tragjedi në Beograd/ Ndahet nga jeta ish-kapiteni i Crvena Zvezdës, Dejan Milovanović

Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje tragjike. Ish-kapiteni i Crvena Zvezdës dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë, Dejan Milovanović, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pasi pësoi dy infarkte gjatë një ndeshjeje mes ish-lojtarëve.

Milovanović u rrëzua papritur në fushë teksa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, për ish-mesfushorin nuk pati shpëtim.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Crvena Zvezda e përshëndeti me dhimbje ish-kapitenin e saj, duke e cilësuar si një “bir të klubit”, një lider me karakter të fortë, i dashur nga shokët e skuadrës dhe tifozët, si dhe një njeri i gëzuar e gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dejan la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit dhe në zemrat tona. Do të mbetet përjetë pjesë e familjes së Crvena Zvezdës. Pushofsh në paqe”, thuhet në mesazhin e klubit serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?