Tragjedi në garën e CrossFit në SHBA, atleti serb mbytet pak para përfundimit të garës (VIDEO)
Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.
Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukicit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli. Trupi i sportistit fatkeq serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.
Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukicin pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.
Kreu i autoritetit organizator në një konferencë për media shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukicit, pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas për hetimin e ngjarjes.
Whilst everyone is watching Tia race for the finish. Including it appears the @CrossFitGames safety team. lazar dukic is left to drown with apparantely spectators being turned away from attempting a rescue. #Lazar #LazarDukic #FortWorth #CrossfitGames pic.twitter.com/jsE71RQF9r
— Diverbuzz (@diverbuzz) August 8, 2024
KOHA JONË SONDAZH

