Tragjedi në Itali, gjendet i vdekur mbrojtësi i Kombëtares italiane
Tragjedi në futbollin italian dhe te skuadra e Fiornetinës. Kapiteni i skuadrës vjollcë është gjendur pa jetë sot paradite në dhomën e tij të hotelit, ku ishte grumbulluar me skuadrën në parg të sfidës me Udinese (ora 15:00). 31-vjeçari është gjendur i shtrirë në shtratin e tij pa jetë kur drejtuesit e skuadrës vjollcë kanë shkuar për ta thirrur për të ngrënë mëngjes, kur kanë parë që nuk kishte zbritur ende.
Astori ka luajtur 14 ndeshje me fanellën e kombëtares italiane. Në karrierën e tij në Serinë A ka luajtur edhe me ekipet e Kaljarit (2008-2014) dhe Romës (2014-2015). /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

