Tragjedi në Kupën e Kombeve, ndërron jetë futbollisti i njohur
Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) është tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të djalit të futbollistit Stephane Aziz Ki. Mesfushori i Burkina Fasos ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e tij në turneun kontinental, ndërsa klubi i tij ka reaguar me një mesazh ngushëllimi.
Wydad Athletic Club, ku aktivizohet Aziz Ki, shprehu dhimbjen për humbjen e rëndë përmes një deklarate zyrtare: “Me pikëllim dhe trishtim të thellë, Wydad AC i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit tonë Aziz Ki për ndarjen nga jeta të djalit të tij. I lutemi Zotit ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenet dhe t’i japë familjes durim dhe forcë.”
Vetëm një natë më parë, në prag të Vitit të Ri, Aziz Ki ishte protagonist në fushë, duke ndihmuar Burkina Fason të siguronte kualifikimin nga Grupi E i AFCON. Ai asistoi në golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Sudanit, që i garantoi ekipit vendin e dytë në grup.
Stephane Aziz Ki, 29 vjeç, luan në nivel klubesh për Wydad AC, ku u transferua vitin e kaluar, pas aventurës së tij me Young Africans në Tanzani.
KOHA JONË SONDAZH

