Tragjedi në Liverpool, një makinë përplas tifozët gjatë festimeve të titullit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë paradës festive në Liverpool për të festuar fitoren në Premier League. Teksa mijëra tifozë ishin mbledhur në qendër të qytetit për të festuar triumfin, një automjet i madh, tip station wagon me ngjyrë të zezë, ka përplasur turmën me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar disa të plagosur.
Pamjet e publikuara online tregojnë momentin tronditës kur makina përplas një person dhe më pas drejtohet me qëllim drejt turmës së mbledhur në rrugën Water Street, duke marrë me vete disa persona në rrugë, para se të ndalonte.
Makina është ndalur në vendngjarje dhe një person është arrestuar. Shërbimet e emergjencës janë ende në vendin e ngjarjes, ndërsa priten më shumë detaje rreth gjendjes së të plagosurve dhe motivit të ngjarjes.
Katër fëmijë janë në mesin e dhjetëra personave të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në gjatë festës së tifozëve të Liverpool FC. 27 persona u dërguan në spital.
(kliko te shikoni videon, te Watch on Youtube)
KOHA JONË SONDAZH

