Tragjedia ajrore, Chapecoense është shpallur fituese e Kupës së Amerikës së Jugut
Tashmë ata kanë realizuar një ëndërr, edhe pse nga atje larg. Futbollistët e Capekoenses janë zyrtarisht fitues të Kupës së konfederatave të futbollit të vendeve të Amerikës së Jugut. Lajmi është zyrtarizuar nga Conmebol duke i dhënë kështu titullin skuadrës se Shapekoense.
Capekuense u shua pothuajese e tëra ne ajer pas një aksidenti tragjik me avion.
Në vendimin e publikuar nga Conmebol theksohet se Capekoense do të përfitojë të gjitha të drejtat dhe nderimet e skuadrës kampione për vitin 2016, ndërsa Atletiko Nacional e Kolumbisë, e cila kishte bërë kërkesën zyrtare që trofeu t’u dorëzohej brazilianëve, do të shpallej nënkampione dhe merr çmimin “Fair Play” , pasi ishte klubi qe propozoi dhënien e këtij titulli, klubit tragjik brazilian.
Nga ky nderim, Shapekoense përfiton një shumë prej 2 milionë dollarësh, që do të ndihmojë klubin brazilian në rindërtimin e tij nga e para.
Por pritet që edhe shumë klube të tjera në teë gjitheë globin të ndihmojnë klubin brazilian në këtë moment shumë të vështirë të historisë së futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

