Tragjedia ajrore- Dhimbje e lot për shokët e tyre të skuadrës, stadiumi mbushet plot
Ky është momenti zemërthyer kur futbollistët shpëthyen në lot pasi u bashkuan me familjet dhe tifozët e tyre për të kujtuar shokët e skuadrës që humbën jetën pas rrëzimit të avionit në Kolumbi.
Lojtarët e Chapecoence të përqafuar sëbashku përpara dhjetëra mijëra tifozëve u bashkuan në stadiumin e klubit natën që klubi supozohej të luante finalen e Kupës së Ameriëks së Jugut.
Në vend të britmave të fitores, dëgjoheshin vetëm të qarat e të gjithë të pranishmëve. Në vend që të gjithë të mblidheshin për të parë finalen e Kupës, panë veç dëshpërim në sytë e dhjetëra mijëra personave.




















KOHA JONË SONDAZH

