Tragjedia “Astori”/ Shtyhen dy ndeshje, rrezikohet dhe Derbi i Madoninës
Tragjedia e humbjes së jetës së mbrojtësit të Fiorentinës, Davide Astori ka tronditur futbollin italian, madje duke rrezikuar që të shtyhen të gjitha ndeshjet.
Federata Italiane ka vendosur që fillimisht ndeshja Udineze-Fiorentina të anulohet menjëherë, ndërkohë që dueli Xhenoa-Kaljari e programuar në orën 13;30 është shtyrë.
Pritet që të shtyhen edhe ndeshjet e tjera, teksa mes tyre edhe Derbi i Madoninës rrezikohet që të mos luhet. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

