Tragjedia e Chapocoenses, portierit Follmann i pritet këmba
Nuk janë në gjendje të mirë tre futbollistët që i mbijetuan tragjedisë ajrore të Chapeconeses. Portieri Xhekson Folloman ka humbur këmbën e djathtë siç ka shpjeguar këshilltari i klubit brazilian, Gelson Dalla Kosta në një konferencë shtypi. Mbrojtësi Alan Ruchel, ka pësuar një frakturë të vertebrës dhe një dëmtim të shtyllës kurrizore dhe rrezikon të paralizohet.
Mbrojtësi brazilian, autoriteteve të ndihmës së shpejtë iu drejtua fillimisht me këto fjalë: “Familja ime, miqtë e mi, ku janë?”. Në fund, buletini mjekësor për Neton flet për një traumë cerebrale dhe fraktura të kockave të trupit: gjendja e tij është e rëndë, por e qëndrueshme. Ky i fundit është gjetur në fund të trupit të avionit siç kanë treguar autoritetet e Medelinit. “Një polic ka dëgjuar thirrjen e tij për ndihmë dhe kur mbërritëm e gjetëm”.
Mes gjashtë të mbijetuarve është edhe gazetari Rafael Henezl, anëtarja e ekuipazhit Ximena Suarez dhe asistenti i avionit Erwin Tumiri, i cili ka rrëfyer momentet e tragjedisë. “Shpëtova, sepse ndoqa protokollin e emergjencës. Vendosa një valixhe në mes të këmbëve të mia dhe pastaj ula kokën sa poshtë të ishte e mundur”.
KOHA JONË SONDAZH

