Trajneri i Arsenalit punëson “xhepistë” për grabitur lojtarët e tij

Trajneri i Arsenalit në një darkë me lojtarët e tij sezonin e kaluar, punësoi fshehurazi një “ekip xhepistësh” profesionistë. “Artistët e dorës” (xhepistat) kishin për detyrë të silleshin nëpër tavolina, të vidhnin telefona dhe kuleta nga disa lojtarë të ekipit të parë, të cilët nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte.

Në fund të mbrëmjes, basku u ngrit në këmbë dhe i kërkoi ekipit të zbrazte xhepat. Disa lojtarëve u mungonin sende me vlerë. Arsyeja pse e bëri këtë? Që t’i mësonte ekipit të tij rëndësinë e të qenit gati, vigjilent dhe i përgatitur në çdo kohë.

Ky lloj i të menduarit është tipik për Arteta, e cila e sheh çdo rast si një mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Strategu këtë sezon synon që të luftojë për titullin kampion, dhe pse do ta ketë të vështirë ndaj City-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?