Trajneri i Atalantës shpërthen: Rast i pafalshëm, nuk e kuptova përse nuk e dhanë penallti
“Më vjen keq, pasi meritonim që të fitonim”, ky është komenti parë i trajnerit të Atalantës Gasperinit, pas barazimi 1-1 në “San Siro” kundër Interit. Strategu i bergamaskëve foli edhe për penalltinë e gabuar nga Muriel në fund.
“Menduam se kishim gjetur një gjuajtës penalltish të pagabueshëm, por ishte i zoti edhe Handanovic, i cili nuk e bën për herë të parë ktë gjë.
11-metërshi i pa akorduar për Toloin: “Nuk e di përse nuk u akordua … Këto gjëra janë të rënda, të pa justifikueshëm. Këta episode heqin vlerat e Var, është një rast i pabesueshëm”. /R.Lika-Koha Jone/