Trajneri i Besiktas i del në mbrojtje Asllanit: Ka luajtur 150 ndeshje dhe s’kishe marrë karton të kuq!
Debutimi i Kristjan Asllanit me fanellën e Besiktaşit nuk shkoi siç pritej. Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u hodh në fushë në ndeshjen ndaj Konyasporit, pas një rishikimi të aksionit nga sistemi VAR.
Ngjarja krijoi jo pak zhgënjim te lojtari 23-vjeçar, ndaj stafi teknik i klubit turk ndërhyri menjëherë për t’i qëndruar pranë. Trajnerët e skuadrës bardhezi zhvilluan një bisedë të veçantë me Asllanin, me qëllim që të mos i cenohej morali dhe të kuptonte se situata të tilla janë pjesë e futbollit.
Edhe trajneri i Besiktasit, Sergen Yalçın, e komentoi episodin pas përfundimit të ndeshjes, duke mbrojtur mesfushorin shqiptar: “Asllani… është një lojtar që ka zhvilluar rreth 150 ndeshje dhe nuk ka pasur asnjë karton të kuq. Të marrë një të tillë për pesë minuta ndodh, janë gjëra që ndodhin gjatë lojës.”
KOHA JONË SONDAZH

