Trajneri i Brojës rrezikon shkarkimin nga ekipi i Evertoni

Sean Dyche rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Everton, skuadër ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja. Sipas “Sky Sport”, humbja e fundit ndaj Bournemouth mund të jetë fatale për trajnerin 53-vjeçar.

Pritet të ketë një mbledhje mes pronarëve të rinj, ku do të diskutohet e ardhmja e Dyche, ndërsa ekziston mundësia e një shkarkimi.

Dyche mori drejtimin u ul në stolin e Everton në Janar të vitit 2023, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Megjithatë rezultatet larg priteshmërive, mund të sjellë një ndarje të parakohshme mes palëve.

SHKARKO APP