Trajneri i Evertonit: Broja ka kualitet, mendoj se do t’i japim një mundësi

Armando Broja ka luajtur pak minuta, me Devid Moyes si trajner i Evertonit. Lojtari i Kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet t’i besohen më tepër minuta.

Evertoni do të përballet të shtunën me Arsenalin. Me fjalët e Moyes, ekziston mundësia që Broja ta nisë titullar.

“Mendoj se ka shumë kualitet të mirë dhe aftësi. Ka shpejtësinë po ashtu. Mendoj se duhet t’i japim një mundësi që të tregojë çfarë mund të bëjë”, u shpreh Moyes në konferencë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i mungon Brojës. Shpresat janë të vijë në momentin kur të ketë më tepër hapësirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?