Trajneri i Hungarisë: Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në ligat kryesore, ne vetëm 4!

Trajneri i Hungarisë, Maro Rossi po pret me padurim duelin ndaj Kombëtares sonë, e cila do të jetë vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Strategu italian ka theksuar se lojtarët e tij janë në formë më të mirë se në muajin shtator.

“Pres një ndeshje agresive, dinamike dhe me shumë organizim në mbrojtje. Besoj se do të nevojiten zgjidhje individuale për të ndërtuar një sulm efektiv. Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira të Europës, Hungaria ka vetëm 4 lojtarë të tillë.

Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë takim. Por që në nisje të shortit ishte e ditur se Anglia do të ishte e para, Polonia e dyta dhe ne do të luftonim me Shqipërinë për vendin e tretë. Nuk jemi surprizuar, kemi ende një shans dhe do të luftojmë për të. Nuk duhet të fitojmë për shkakun se jemi më lart në FIFA dhe UEFA, por për punën që kemi bërë në këto vitet e fundit”, deklaroi Rossi.

SHKARKO APP