Trajneri i Hungarisë: Tre muaj më parë na përshkruanin si idiotë, tani jemi heronj!
Hungaria mori një barazim historik 1-1 në Angli, ndërkohë që një muaj më parë kishte pësuar 4 gola. Dy humbjet e pësuara me Shqipërinë bënë që ndaj të kishte shumë kritikat, aq sa u mor në konsideratë një shkarkim i mundshëm i trajnerit Marco Rossi. Ndërkohë që pas ndeshjes së djeshme komplimentet për të nuk munguan.
“Me sa di unë, kjo është hera e parë që Hungaria shënon në Wembley që prej humbjes 6-3. Unë isha një idiot tjetër për ju pas ndeshjes së javës së kaluar kundër Shqipërisë dhe sinqerisht, kjo situatë është e vështirë për mua ta përballoj.
Nëse fitojmë, ne jemi heronj, nëse jo, ne gjykohemi krejtësisht ndryshe. Tre muaj më parë, ne kemi kaluar një kampionat të madh europian. Ju thashë në short se Kupa e Botës është një ëndërr, ka mbaruar për ne, por gjithmonë dhemb kur tifozët jo të vërtetë na përshkruajnë si idiotë pas një ndeshje të keqe. Ne nuk jemi idiotët për të cilët ju na bëni”, tha Rossi.