Trajneri i Japonisë: Pres një ndeshje që do të zgjasë 120 minuta ndaj Kroacisë
Japonia është gati për ndeshjen ndaj Kroacisë, duel i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës. Trajneri i “Samurajve”, Hajime Moriyasu vlerëson shumë kundërshtarët dhe shprehet i bindur se sfida do të zgjasë më shumë se 90 minuta.
“Kemi respekt të madh për kroatët, një ekip plot lojtarë të mëdhenj. Ata fituan medaljen e Argjendtë në Botërorin e kaluar, dinë të përshtaten me çdo lloj kundërshtari dhe do të jetë një përballje në të cilën do të vuajmë.
Pres një ndeshje të vështirë që do të zgjasë 120 minuta”, u shpreh trajneri i kombëtares aziatike.