Trajneri i Kombëtares, De Biazi, shpall sot listën për Izraelin
Sporti E Martë, 4 Maj 2021 12:36
Do të mësohen sot emrat e lojtarëve të kombëtares që do të grumbullohen për ndeshjen e Botërorit ndaj Izraelit. Trajneri Xhani De Biazi do të dalë përpara mediave dhe do të shpallë listën e cila pritet të ketë ndryshime.
Sulmuesi Sokol Cikalleshi pritet të lihet jashtë, dhe po ashtu besohet –për mesfushorin Ergys Kaçe. Shumë e vështirë thirrja për sulmuesin tjetër, Armando Sadiku, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje pas dëmtimit të pësuar muajin e kaluar.
Sadiku e përfundoi me sukses riaftësimin, por nuk është aktivizuar në skuadrën e tij, Zyrih, as në Europë dhe as në Zvicër.
Mbetet të shihet gjendja e Shkëlzen Gashit, I cili pas golit të shënuar në kampionatin amerikan, pësoi një dëmtim.
De Biazi besohet se do të thërrasë Eros Grezdën që e mori herën e fundit në kombëtare ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, ndërsa në listë do të jenë edhe dy emra të rinj.
Bëhet fjalë për portierin e Lacios, Thoma Strakosha, dhe lojtarin që luan në Kroaci, Endri Çekiçi.
KOHA JONË SONDAZH

