Trajneri i Kombëtares së Brazilit fshin shkallët e stadiumit

Do të mjaftonte vetëm fotografia e publikuar në rrjetet sociale të portalit brazilian “Placar Notocias”.

Imazhi i Tite, trajneri i Brazilit, që ndihmon punonjësit e stadiumit për të mbledhur shishe dhe mbeturina të ndryshme të hedhura në shkallët e stadiumit nga tifozët flet vetë.

Nuk janë vetëm pesë fitoret e njëpasnjëshme të arritura qëkur ka marrë drejtimin e “Seleçao”-s. Dhe nuk është vetëm tregolëshi me të cilin skuadra e tij ka mundur Argjentinën në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brazili tashmë është i çmendur mbas këtij trajneri, i cili ka marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës në një situatë shumë të vështirë, pas ecurisë zhgënjyese të Dunga-s. Të gjithë janë të çmendur pas tij, për rezultatet, por akoma më shumë për sjelljen dhe përulësinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?