Trajneri i kombëtares shqiptare De Biasi pas ndeshjes me Austrinë

Trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi është shprehur i zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes miqësore me Austrinë. Ajo që e ka mërzitur më shumë ishte pësimi i dy golave aq shpejt dhë në një mënyrë mjaft amatore.

“E dinim që do kishim një ndeshje të vështirë, por skuadra jonë nuk mund të pësojë dy gola në atë mënyrë. Ishin dy gabime shumë të evitueshëm. Ishin 2 gola të dhuruar. 30 minutat e para nuk ishin aspak të mira për ne” – tha tekniku para gazetarëve.

Më pas ai ka folur me të tjera tone për pjesën e dytë.

“Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Folëm në dhomën e zhveshjes për ta ndryshuar lojën dhe me ndërrimet që bëmë loja ndryshoi. Në pjesën e dytë ishim ne më mirë. Nëse nuk do jepej ai karton i kuq që për mua nuk ishte, (në një miqësore nuk jepen këto kartonë), do kishim barazuar nëse do të ishim me 11 lojtarë” – tha De Biasi.

“Pas kësaj ndeshje mund të them që më pëlqeu dëshira e madhe për te ndryshuar dhe reaguar në momentin e vështirë. Lojtaret më të rrezikshëm? Në pjesën e parë të lojës për ne ishim vetë ne, nuk mund të shikoj një nga kundërshtarët” – tha italiani i kombëtares shqiptare.

SHKARKO APP