Trajneri i Llapit kërkon të sulmojë arbitrin në Kosovë, ja pamjet (VIDEO)

Momente tensioni mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes. Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

@ballkani.infoTrajneri i Llapit, Tahir Batatina eskalon pas humbjes nga Prishtina, tenton ta sulmojë fizikisht gjyqtarin Genc Nuza♬ original sound – Ballkani.info

SHKARKO APP