Trajneri i Maqedonisë: Me Shqipërinë ndodhi diçka e rëndë
Humbja nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të skuadrës së Maqedonisë, Igor Angelovskit. Ky i fundit është parë shumë i irrituar gjatë 15 minutave të luajtura dje në stadiumin “Loro Boriçi” dhe i ka kërkuar futbollistëve të tij të jenë më të qetë në fushë.
Por, në fund të ndeshjes në deklaratën dhënë për imediat e vendit të tij, Angelovski ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit të takimit.
“Nuk kam komentuar asnjëherë këtë aspekt të ndeshjes, mirëpo ajo që ndodhi në ndeshjen me Shqipërinë ishte e rëndë ajo që ndodhi. Unë mendoj se njerëz të specializuar në UEFA duhet të analizojnë punën e gjyqtarëve dhe të shohin nëse ata e kanë bërë mirë punën e tyre”, tha Angelovski.
KOHA JONË SONDAZH

