Trajneri i Marokut: Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!
Trajneri i Marokut, Walid Regragui është shfaqur shumë i lumtur pas kualifikimit historik. Pas fitores ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale të luajtur në “Estadio Al Thumama”, në Doha, 47-vjeçari ka folur me nota superlative.
“Pas Spanjës, ne arritëm të triumfonim edhe ndaj një skuadre të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, kemi ende pak lojtarë të dëmtuar, por ata që po luajnë e çuar veten deri në rraskapitje. Ky grup ka një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme.
Para ndeshjes, u thashë djemve se ishte e nevojshme të shkruanin historinë për Afrikën! Jam shumë, shumë krenar për ta”, tha Regragui.
Gjatë fjalës së tij ë konferencën për shtyp, Regragui iu referua sagës së famshme filmike “Rocky”, me protagonist Sylvester Stallonen, duke u shprehur: “Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!”