Trajneri i Pescarës dënon Manajn: Nuk di të sillet
Rei Manaj është dënuar nga trajneri i Pescarës, Masimo Oddo, të cilit me sa duket nuk i ka pëlqyer sjellja e sulmuesit shqiptar. Futbollisti nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Romës.
Por tekniku ka shpjeguar në konferencë për shtyp se kjo ishte masë ndëshkimore dhe se ishte qartësisht i pakënaqur nga sjellja e futbollistit.
“Preferoj të grumbulloj një djalosh të të rinjve më mirë se një person që nuk di të sillet. Kush është korrekt, kur i bashkohet kauzës, kush shkon drejt objektivit të përbashkët, bëhet i rëndësishëm dhe luan.
Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi. Kush sillet në mënyrën e duhur ecën para, përndryshe mbetet mbrapa. Ka rëndësi kush do të jetë nesër, të tjerët mund të rrinë në shtëpi”, ishin fjalët e trajnerit Oddo para gazetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

