Trajneri i Polonisë e pranon: Ishim me fat, Shqipëria mund të na ndëshkonte
Trajneri i Polonisë, Jan Urban, ka bërë një analizë të sinqertë pas fitores së vështirë ndaj Shqipërisë, duke pranuar se skuadra e tij përfitoi edhe nga fati në momente kyçe të ndeshjes.
“Në 10-15 minutat e para Shqipëria nuk dilte dot nga gjysmëfusha e saj dhe dukej sikur ishte vetëm çështje kohe para se të shënonim. Por më pas, në një farë mënyre, i shtymë vetë që të hynin në lojë dhe të fitonin besim”, u shpreh ai.
Urban ndaloi edhe te gabimet e shumta të skuadrës së tij, duke pranuar se ishin vendimtare në rrjedhën e ndeshjes.
“Ishin gabime të thjeshta, madje edhe te goli që pësuam. Ndoshta ndikoi presioni dhe rëndësia e takimit, që solli nervozizëm dhe vendime të gabuara”, deklaroi trajneri.
Ai vlerësoi gjithashtu rrezikshmërinë e Shqipërisë, sidomos në kundërsulm, duke theksuar se në disa momente skuadra e tij rrezikoi seriozisht.
“Nuk kam dyshim se ishim shumë me fat. Ata patën mundësi reale për të na ndëshkuar dhe ndoshta për ta çuar rezultatin në drejtim tjetër. Dhoma e zhveshjes ishte e qetë në pushim. Këto janë momente kur emocionet nuk duhet të të mposhtin”, përfundoi ai.
KOHA JONË SONDAZH
Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?
Results
Vota totale: 5843

