Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Kundërshtar i fortë dhe i organizuar

Pas publikimit të listës për sfidën ndaj Shqipëria, trajneri i Polonia ka dalë para mediave, ku ka analizuar kundërshtarin dhe ka paralajmëruar një ndeshje të vështirë për ekipin e tij.

Tekniku polak theksoi se stafi i tij ka bërë një studim të detajuar të skuadrës kuqezi, duke evidentuar cilësitë dhe stabilitetin që e karakterizon këtë përfaqësuese. Ai ndaloi veçanërisht te puna e trajnerit Sylvinho, i cili prej tre vitesh drejton Shqipërinë dhe ka ndërtuar një ekip konkurrues.

“E kemi analizuar Shqipërinë dhe kemi njohuri të shumta për futbollistët e saj. Duhet theksuar se bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë dhe me stabilitet. Trajneri Sylvinho është në krye të skuadrës për tre vite. Për më tepër, ata kanë arritur të fitojnë një grup kualifikues ndaj Polonisë dhe Republikës së Çekisë, si dhe kanë regjistruar një fitore në udhëtim ndaj Serbisë. Shqipëria ka futbollistë cilësorë që aktivizohen në ekipe të mira. Ata luajnë me një model të ngjashëm me futbollin italian”, tha Orban.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri vuri në dukje se Shqipëria ka në përbërje lojtarë cilësorë që aktivizohen në klube të rëndësishme evropiane, ndërsa stili i lojës i ngjan atij italian, me fokus të madh te organizimi defensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata mbrohen shumë mirë dhe pësojnë pak gola. Mund të mos jenë shumë produktivë në sulm, por janë të disiplinuar taktikisht. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe nuk mund ta marrim lehtë”, u shpreh ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?