Trajneri i Portos: Arteta më ofendoi nga familja pas ndeshjes

Arsenali u kualifikua për në çerekfinale të Champions League, duke mposhtur Porton pas goditjeve të penalltive. Trajneri i skuadrës portugeze, Sergio Conceicao, akuzoi pas ndeshjes kolegun e tij të Arsenal, Mikel Arteta, se e ka ofenduar rëndë.

“Ajo që tha Arteta, drejt pankinës në spanjisht ishte e rëndë, ai ofendoi familjen time”, tha Conceicao në konferencë për shtyp.

Pas përfundimit të ndeshjes, dy teknikët patën një debat intensiv në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai duhet të fokusohet në stërvitjen e ekipit të tij. Rezultati ishte i padrejtë, skuadra ime e meritonte të kualifikohej”, përfundoi trajneri i Portos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?