Trajneri i Portugalisë: Nuk më pëlqeu sjellja e Ronaldos, e pashë në TV rastin

Portugalia e Fernando Santos do të përballet me Zvicrën në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës 2022, por çështja e Ronaldos po shqetëson ekipin . Kampioni luzitan doli mes polemikave në sfidën e fundit ndaj Koresë së Jugut, diçka të cilën e ka vënë re dhe trajneri.

“Nuk e dëgjova atë që tha në fushë – deklaroi Santos – e pashë vetëm duke debatuar me lojtarin korean. Por më pas e pashë në TV dhe nuk më pëlqeu fare”.

Cristiano Ronaldo nuk po përjeton një periudhë shumë të mirë të karrierës së tij pas ndarjes nga Manchester United dhe golit të “vjedhur” që më pas u akordua për Bruno Fernandes.

70 për qind e tifozëve  portugez në një sondazh në portalin e gazetës “A Bola” ishin të mendimit se ai nuk duhet të jetë titullar ndaj Zvicrës. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP