Trajneri i Rubin Kazan zbulon klubin e Seria A që ka kërkuar Daku
Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka pranuar publikisht interesimin e Fiorentinës për sulmuesin shqiptar Mirlind Daku. Pas humbjes 3-0 ndaj Zenit Shën Petersburgut, tekniku rus u shpreh se klubi italian po e ndjek nga afër 27-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shpërthyer në Premier Ligën ruse me 4 gola në 4 javët e para.
“Siç e kam kuptuar unë, Fiorentina do të shesë Kean. Dhe po, ata janë të interesuar për Daku,” deklaroi Rakhimov, duke lënë të kuptohet se mund të ketë informacion për lëvizjet e merkatos së “violëve”.
Interesi për Dakun lidhet edhe me mundësinë e largimit të sulmuesit Lucas Beltran, për të cilin ka ofertë nga një klub i hapësirës ish-sovjetike.
Drejtuesit e Fiorentinës, Prade dhe Goretti, kanë vlerësuar profilin e sulmuesit kuqezi, i cili është pjesë e kombëtares shqiptare dhe i lindur në vitin 1998. Nëse negociatat konkretizohen, Daku mund të jetë përforcimi i radhës në repartin ofensiv të skuadrës së Piolit.
KOHA JONË SONDAZH

