Trajneri i Sassuolos konfirmon dëmtimin e Kumbulla-s: Ka problem në auktor!

Sassuolo pret Udinesen në shtëpi të hënën, në një duel mbijetesë që duhet fituar me çdo kusht. Skuadra ku luajnë Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, renditet e parafundit në Serie A. Trajneri Davide Ballardini u ndal edhe te Kumbulla në konferencën për shtypin.

Mbrojtësi është në pritje të takimit të parë si titullar me Sassuolon, por problem është dëmtimi që pësoi gjatë grumbullimit me Shqipërinë.

“Kumbulla titullar ndaj Udineses? Marashi ka një problem në aduktor. Të shtunën është stërvitur i diferencuar, besoj se edhe të dielën do të zhvillojë një pjesë të seancës stërvitore me grupin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe një pjesë me përgatitësit tanë. Të vlerësojmë gjendjen e tij ditën e sotme. Më pas do të vendosim nëse do e nisë si titullar apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kemi probleme me dëmtimet përveç Kumbullës, i cili ka këtë shqetësim në këmbën e majtë. Do të vendosim në fund në lidhje me aktivizimin e tij”, deklaroi trajneri italian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?