Trajneri i Serbisë: Të tregojmë fytyrën e vërtetë kundër Shqipërisë!
Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë pritet të jetë një nga sfidat më të rëndësishme të Grupit K në kualifikueset e Botërorit. Për shkak të tensioneve të fundit, takimi është zhvendosur nga Beogradi, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse do të zhvillohet me praninë e tifozëve, pasi UEFA nuk ka dhënë ende një vendim pas incidenteve që shoqëruan ndeshjen Serbi–Angli.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i pranishëm edhe në ceremoninë e “Topit të Artë”, e vlerësoi përballjen me kuqezinjtë si vendimtare për ecurinë e skuadrës së tij: “Takimet me Shqipërinë dhe Andorrën janë jetike për kualifikimin në Kupën e Botës. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, u shpreh ai.
Sipas mediave serbe, Stojkoviç pritet të bëjë dy risi në listën e tij për këtë sfidë. Për herë të parë mund të grumbullohen Dejan Stankoviç, lojtar i Interit i huazuar te Club Brugge, dhe sulmuesi i Union Berlin, Andrej Iliç.
KOHA JONË SONDAZH

